Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
Numri i viktimave ushtarake ruse dhe ukrainase në luftën që po i afrohet vitit të katërt mund të arrijë në rreth 2 milionë persona deri në pranverë, sipas një studimi të publikuar nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS) me seli në Uashington. Raporti vlerëson se Rusia ka pësuar rreth 1,2 milionë humbje, mes tyre deri në 325 mijë të vrarë, ndërsa Ukraina rreth 600 mijë ushtarë të vrarë, plagosur ose të zhdukur. As Moska dhe as Kievi nuk kanë publikuar shifra zyrtare të plota, duke i trajtuar humbjet si sekret shtetëror. Kremlini e hodhi poshtë raportin, duke e cilësuar “jo të besueshëm”, përcjell A2. Sipas CSIS, humbjet ruse janë historikisht të jashtëzakonshme, duke tejkaluar disa herë viktimat e luftërave sovjetike në Afganistan dhe...
Burimi:
opinion.al