Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Nuk u mbijetoi dot plagëve, ndërron jetë ish-ministri i Jashtëm i Iranit

Kamal Kharrazi, një nga figurat më të njohura të politikës së jashtme iraniane, ka ndërruar jetë pas plagëve të marra gjatë një sulmi në Teheran, sipas informacioneve të raportuara. Kharrazi njihej si diplomat me përvojë të gjatë dhe si një nga arkitektët kryesorë të politikës së jashtme të Iranit në fund të viteve ’90 dhe fillim të viteve 2000, periudhë gjatë së cilës ai shërbeu si Ministër i Jashtëm i vendit nga viti 1997 deri në vitin 2005. Pas largimit nga posti i ministrit, ai vijoi të mbante role të rëndësishme në strukturat këshillimore dhe strategjike të shtetit iranian. Ai ishte anëtar i Expediency Discernment Council, një institucion i rëndësishëm që ka rol ndërmjetësues dhe këshillues në sistemin politik të Iranit, veçanërisht në çështje të...