“Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Irani paralajmëron përdorimin e armëve të reja

“Nuk kemi përdorur ende raketat e gjeneratës së fundit”, Irani paralajmëron përdorimin e armëve të reja

Irani pritet të përdorë një lloj të ri raketash me rreze të gjatë në sulmet e ardhshme, sipas një burimi nga Islamic Revolutionary Guard Corps (IRGC), i cili foli për agjencinë iraniane të lajmeve Fars News Agency. Sipas zyrtarit, gjatë sulmeve të javës së kaluar kundër objektivave amerikane dhe izraelite, Teherani përdori kryesisht raketa të prodhuara në vitet ’90. Ai theksoi se industria e mbrojtjes së vendit ka qenë vazhdimisht aktive dhe se cikli i projektimit dhe prodhimit në linjat e montimit të raketave nuk është ndërprerë asnjëherë. “Procesi i prodhimit të sistemeve të ndryshme raketore vazhdon në mënyrë të njëkohshme dhe të pandërprerë”, tha ai, duke shtuar se strategjitë e ardhshme do të përfshijnë përdorimin e armëve më të avancuara. Zyrtari paralajmëroi se në...