“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

“Nuk ka zgjidhje të shpejtë për krizën në Iran”, pse aleatët hezitojnë ta ndihmojnë Trump-in?

Aleatët perëndimorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës po reagojnë me kujdes dhe hezitim ndaj përpjekjeve të presidentit amerikan Donald Trump për të përfshirë NATO-n në përballjen me Iranin, duke theksuar se nuk ekziston një zgjidhje e shpejtë për krizën e krijuar në Gjirin Persik. Komentet e fundit të Trumpit, ku ai paralajmëroi se dështimi për të siguruar kontrollin mbi Ngushticën e Hormuzit do të ishte “shumë i keq për të ardhmen e NATO-s”, kanë ngritur dyshime tek partnerët evropianë, për rolin që duhet të luajë aleanca në këtë konflikt. Ish-shefi i shtabit të mbrojtjes britanike, Nick Carter, theksoi se NATO është krijuar si një aleancë mbrojtëse dhe jo si një mekanizëm, që detyron vendet anëtare të ndjekin një luftë të zgjedhur nga një shtet...