Nuk ka më dyshime, Putin po zhvendos raketat bërthamore në kufijtë e Europës
Vladimir Putin po zhvendos raketa bërthamore në kufirin e Bashkimit Evropian. Paralajmërimi erdhi nga udhëheqësja e opozitës në mërgim e Bjellorusisë. Në një intervistë për “The Telegraph”, Sviatlana Tsikhanouskaya tha se Bjellorusia po ndihmonte Rusinë të përshkallëzonte luftën e saj në Ukrainë ndaj apeloi që Evropa t’i kushtonte “më shumë vëmendje asaj që po ndodh” në këtë territor. Ajo tha se Alexander Lukashenko, aleati dhe njeriu i fortë i Putinit në Bjellorusi, po lehtësonte agresionin e udhëheqësit rus në Ukrainë duke i lejuar atij të intensifikonte praninë ushtarake të Rusisë në vend. “Ne shohim se si në territorin bjellorus, regjimi i zotit Lukashenko po intensifikon praninë e Rusisë. Ata janë gati të vendosin armë bërthamore [në Bjellorusi], raketa ruse”, – tha Tsikhanouskaya. Ajo shtoi se...
Burimi:
ntv.al