“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

“Nuk ka marrëveshje pa Kinën!”, Rubio zbulon kushtet e SHBA-së për paktin global të armëve bërthamore

Çdo marrëveshje e ardhshme për kontrollin e armëve bërthamore duhet të përfshijë Kinën krahas SHBA-së dhe Rusisë, tha Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Ai deklaroi se Uashingtoni do të vazhdojë të bëjë presion për bisedime trepalëshe me Pekinin dhe Moskën. Traktati i Ri START, pakti i fundit bërthamor i mbetur midis Uashingtonit dhe Moskës, skadoi në fillim të këtij muaji. “Ne mendojmë se në fund të fundit, në shekullin e 21-të, që të ketë një marrëveshje të vërtetë për kontrollin e armëve, duhet të përfshihet Kina”, u tha Rubio gazetarëve të mërkurën. “Presidenti beson fuqimisht se që çdo marrëveshje bërthamore në shekullin e 21-të të jetë legjitime, ajo duhet të përfshijë këto tre vende.” Rubio pranoi se arsenali bërthamor i Pekinit është shumë më i...