Nuk jemi në luftë/ Franca e Italia në një mendje për Lindjen e Mesme

Nuk jemi në luftë/ Franca e Italia në një mendje për Lindjen e Mesme

Italia dhe Franca nuk duan të bëhen pjesë e luftës kundër Iranit. Në një intervistë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ku ka folur për situatën në Lindjen e Mesme, është shprehur: “Kemi thënë qartë: nuk jemi në luftë, dhe nuk duam të futemi në luftë”. Edhe zëdhënësja e qeverisë franceze, Maud Bregeon ka thënë diçka të ngjashme: “Nuk jemi në luftë dhe nuk e deshëm këtë konflikt”. Ajo përsëriti se Franca ndodhet në një “pozicion mbrojtës” për të ndihmuar partnerët rajonalë në Lindjen e Mesme të “sigurojnë mbrojtjen e tyre”, si pjesë e një strategjie për “kontroll, për të shmangur sa më shumë eskalimin”. Nga ana tjetër, edhe Qipro ka reaguar për dronin iranian që goditi bazën britanike në ishull duke thënë: “Bëhej fjalë për një incident të...