“Nuk jemi as danezë, as amerikanë”, Groenlanda kërkon negociata kokë më kokë me SHBA-të
Në një lëvizje që ka tronditur diplomacinë mes Kopenhagenit dhe Uashingtonit, qeveria autonome e Groenlandës ka kërkuar për herë të parë të negociojë drejtpërdrejt me Shtetet e Bashkuara, pa praninë e Danimarkës. Ky sinjal tregon se strategjia e Donald Trump për të ndarë Nuuk-un (kryeqytetin e ishullit) nga kontrolli tre-shekullor danez po jep rezultatet e para. Të pesë partitë politike në parlamentin groenlandez dolën me një njoftim të përbashkët ku deklaruan: “Nuk duam të jemi as amerikanë, as danezë, duam të jemi groenlandezë”. Megjithatë, ministrja e Jashtme, Vivian Motzfeldt, hodhi dorashkën ndaj Danimarkës duke pyetur publikisht: “Çfarë do të kishte të keqe nëse do të takoheshim me SHBA-të vetëm”? Oferta amerikane: 100 mijë dollarë për çdo banor Lëvizja e qeverisë së Nuuk-ut vjen në një...
Burimi:
javanews.al