‘Nuk jam kandidati perfekt, por besoj se do të shkoj në Parajsë’/ Trump nxit debat

‘Nuk jam kandidati perfekt, por besoj se do të shkoj në Parajsë’/ Trump nxit debat

Donald Trump tha se “ndoshta do të shkoj në Parajsë”, duke folur të enjten në Mëngjesin e Lutjeve në Uashington. Presidenti amerikan foli gjatë rreth politikës së tij të imigracionit, e cila sipas tij deri më tani ka çuar në largimin e mijëra emigrantëve të paligjshëm nga Shtetet e Bashkuara.   Njëkohësisht, ai iu referua edhe shakave që bënte në të kaluarën për vajtjen në Parajsë, duke theksuar: “Kur thashë se nuk do të shkoja kurrë në Parajsë, po bëja shaka”, tha ai dhe shtoi: “Me të gjitha të mirat që bëj, ndoshta do t’ia dal. Nuk jam kandidati perfekt, por kam bërë shumë të mira për njerëz perfektë”, shtoi ai.