“Nuk ishte mesazhi i tij”, deklarata eMojtaba Khamenei ngre dyshime te iranianët

“Nuk ishte mesazhi i tij”, deklarata eMojtaba Khamenei ngre dyshime te iranianët

Qytetarët e Iranit kanë ngritur dyshime për rolin dhe gjendjen e liderit të ri suprem, Mojtaba Khamenei, pasi deklarata e tij e parë zyrtare u transmetua në televizionin shtetëror vetëm në formën e një teksti të lexuar nga një prezantues. “Madje nuk mendoj se ishte mesazhi i tij”, tha për BBC një grua rreth të 40-ave nga Teherani. Që nga momenti kur u shpall pasues i babait të tij, ai nuk është parë publikisht dhe nuk është filmuar apo fotografuar, çka ka shtuar spekulimet se kush po e drejton realisht vendin. “Kam ndjesinë se kontrolli i vendit është në duart e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC)”, tha ajo. Në deklaratën e transmetuar të enjten, Khamenei u zotua se Irani do ta mbajë të mbyllur Ngushticën e Hormuzit për transportin...