Nuk i dha përparësi këmbësores në rrugë, gjobitet ministri i Drejtësisë në Poloni

Nuk i dha përparësi këmbësores në rrugë, gjobitet ministri i Drejtësisë në Poloni

Ministri i Drejtësisë i Polonisë u ndëshkua me gjobë sepse refuzoi t’i jepte përparësi një gruaje që po përpiqej të kalonte rrugën, ndërkohë që po jepte një intervistë duke drejtuar makinën e tij, vetëm disa ditë para se të njoftonte një kuadër më të rreptë për luftimin e shkeljeve rrugore. Në pamjet e regjistruara gjatë intervistës së tij me një vlogger polak, Valdemar Zurek duket i shpërqendruar dhe nuk i jep përparësi një gruaje që tenton të kalojë rrugën në një kalim për këmbësorë. Në video, në skajin e majtë të ekranit shihet një grua që përgatitet të kalojë, ndërsa makina troket mbi vijat e kalimit. Fillimisht ministri ngadalëson, por më pas vazhdon rrugën e tij. Sikleti është i dukshëm për disa sekonda në fytyrën...