“Nuk është një mision i NATO”, Londra dhe Berlini hedhin poshtë kërkesat e SHBA për Hormuzin
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka paralajmëruar se NATO-ja përballet me një të ardhme “shumë të keqe” nëse vendet në aleancë dështojnë të ndihmojnë në sigurimin e ngushticës së Hormuzit, rruga jetike ujore e bllokuar aktualisht kryesisht nga Irani. Në një përpjekje të tij Trump tentoi me anë të presionit që të nxiste vendet e NATO-s të dërgonin trupa ushtarake me qëllim sigurimin e Ngushticës së Hormuzit, shkruan A2. Por, anëtarët e aleancës së mbrojtjes u përgjigjën shpejt, me shefjen e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas që tha se kërkesa është “jashtë zonës së veprimit të NATO-s”. Qeveria e Gjermanisë hodhi poshtë kërkesën e Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, që aleatët e NATO-s të ndihmojnë në sigurimin e Ngushticës së Hormuzit,...
Burimi:
javanews.al