‘NUK ËSHTË LUFTA JONË’/ Zyrtari i lartë amerikan jep dorëheqjen, sfidon hapur Trump
Një nga zyrtarët më të lartë të kundërterrorizmit në SHBA, Joe Kent, ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit të Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, duke kundërshtuar hapur luftën me Iran dhe politikat e administratës së Donald Trump. Në një deklaratë publike, Kent theksoi se nuk mund të mbështesë një konflikt që, sipas tij, nuk është në interes të SHBA-ve. “Nuk mund ta mbështes me ndërgjegje të pastër luftën në Iran. Irani nuk përbënte një kërcënim të menjëhershëm për vendin tonë”, u shpreh ai. Kent shkoi më tej duke pretenduar se lufta është nxitur nga presioni i Izraelit dhe ndikimi i lobit të tij në SHBA. Ai argumentoi se administrata ishte “dezinformuar” për të besuar se ekzistonte një kërcënim urgjent nga Irani dhe se një ndërhyrje...
Burimi:
ntv.al