“Nuk është lufta jonë”, zv/kancelari gjerman: Nuk do të marrim pjesë në konfliktin e SHBA-ve dhe Izraelit
Gjermania nuk do të marrë pjesë në luftën që po zhvillojnë Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kundër Iranit. Kështu tha sot (7 mars), zëvendëskancelari gjerman Lars Klingbeil, në një intervistë me rrjetin televiziv gjerman RND. “E them shumë qartë: Kjo nuk është lufta jonë. Ne nuk do të marrim pjesë në këtë luftë”, tha Klingbeil, ndër të tjera Në të njëjtën kohë, Lars Klingbeil paralajmëroi për “rrezikun e madh të zhytjes gjithnjë e më thellë në një botë ku nuk ka më rregulla. Ne nuk duam të jetojmë në një botë ku zbatohet vetëm ligji i më të fortit”. Zëvendëskancelari gjerman shprehu gjithashtu “dyshime serioze në lidhje me ligjshmërinë e kësaj lufte sipas ligjit ndërkombëtar”. Vërehet se kancelari Friedrich Merz ka deklaruar nga ana e...
Burimi:
vizionplus.tv