“Nuk është kurrë vonë”/ Prezantuesja bën thirrje tjetër për lirimin e nënës së saj, prova e re në duart e FBI
Savannah Guthrie ka bërë një apel për lirimin e nënës së saj 84-vjeçare, dy javë pasi ajo u zhduk, duke u bërë thirrje kujtdo që është i përfshirë se “nuk është kurrë vonë për të bërë gjënë e duhur”. Në videon e saj më të fundit, prezantuesja amerikane i drejtohet “kujtdo që e ka, ose që e di ku ndodhet”, duke shtuar se të dashurit e Nancy Guthrie “kanë ende shpresë”. Apeli i saj vjen ndërsa hetuesit po analizojnë ADN-në e gjetur në një dorezë që duket se përputhet me atë që një i dyshuar mbante veshur në pamjet e një kamere dere natën kur Nancy Guthrie u zhduk. Autoritetet besojnë se personi i dyshuar në video e ka rrëmbyer Guthrie në orët e para...
Burimi:
javanews.al