“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

“Nuk e njihja Epstein!” Hillary Clinton dëshmon mbi 6 orë para panelit të Dhomës së Përfaqësuesve

Hillary Clinton doli përpara ligjvënësve republikanë në një intervistë me dyer të mbyllura në kuadër të hetimit të Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve për lidhjet e mundshme me Jeffrey Epstein. Pas më shumë se gjashtë orësh dëshmi në Nju Jork, ajo deklaroi se i ishte përgjigjur çdo pyetjeje dhe theksoi disa herë se nuk e kishte njohur kurrë Epstein dhe nuk kishte pasur komunikime me të. “Nuk e di sa herë më është dashur të them. Nuk e njihja Jeffrey Epstein. Nuk kisha asnjë ide për aktivitetet e tyre kriminale”, tha Clinton për Epstein dhe Maxwell. Më tej ajo shtoi: “Nuk më kujtohet ta kem takuar ndonjëherë zotin Epstein. Nuk kam fluturuar kurrë me avionin e tij dhe as nuk kam vizituar ishullin, shtëpitë...