“Nuk e dimë nëse është i gjallë lideri suprem”, çfarë deklaroi Trump në javën e tretë të luftës
Ndërsa shënohet java e tretë e luftës, Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar këtë të hënë, 16 mars, se Shtetet e Bashkuara e kanë “fshirë” regjimin iranian dhe inkurajoi vende të tjera të ndihmojnë në hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Në komentet e tij para një takimi me grupin drejtues të Kennedy Center, presidenti dha një përditësim mbi konfliktin në zhvillim me Iranin. Ai tha se ushtria amerikane ka goditur më shumë se 7 mijë objektiva në Iran, duke shënuar një ulje prej 90% të lëshimeve të raketave balistike dhe 95% të sulmeve me dron. “Fushata jonë e fuqishme ushtarake për të eliminuar kërcënimet nga regjimi iranian vazhdoi me intensitet të plotë gjatë disa ditëve të fundit. Ata janë fshirë fare. Forca Ajrore nuk ekziston...
Burimi:
javanews.al