“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

“Nuk dua të zgjedh”, Starmer hap dyert e mundësive me Kinën pa tradhtuar SHBA-të

Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se nuk do të zgjedhë midis SHBA-ve dhe Kinës, përpara vizitës së parë të një lideri britanik në Pekin pas plot 8 vitesh. Ai theksoi se Mbretëria e Bashkuar do të ruajë marrëdhënie të forta me SHBA-të në fushën e biznesit, sigurisë dhe mbrojtjes, por paralajmëroi se të injorosh Kinën nuk do të ishte zgjedhje e mençur, duke e konsideruar vendin si një mundësi të madhe për kompanitë britanike. Dhjetëra drejtues biznesesh do të udhëtojnë me të për të shfrytëzuar këto mundësi. Vizita, që përfshin Pekinin dhe Shanghai-n, vjen pas javësh të tensionuara në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe pas miratimit të diskutueshëm të një ambasade të re kineze në Londër, që kritikët paralajmëruan se mund të shfrytëzohet për spiunazh. “Shpesh...