“Nuk do të merrni më naftë nga Venezuela”, Trump paralajmëron Kubën: Bëni marrëveshje me ne para se të jetë tepër vonë
Presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi sot Kubën se duhet të arrijë një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, përndryshe vendi ishullor nuk do të marrë më as naftë, as para nga Venezuela. “Nuk do të ketë më naftë apo para që shkojnë për Kubën – zero! Sugjeroj fuqimisht që ata të bëjnë një marrëveshje para se të jetë tepër vonë”, shkroi Trump në platformën e tij sociale, Truth Social. Trump vuri në dukje se Kuba ka mbijetuar për shumë vite falë sasive të mëdha të naftës dhe parave që vinin nga Venezuela. Venezuela është furnizuesi më i madh i naftës për Kubën, por pas arrestimit të Nicolás Maduro nga forcat amerikane, Trump po ushtron presion mbi presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodríguez, që nafta venezueliane...
Burimi:
vizionplus.tv