Nuk do të heqim dorë nga territoret për armëpushim/ Zelensky: Putini e ka filluar Luftën e Tretë Botërore
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se vendi i tij nuk do t’i dorëzojë territore strategjike Rusisë në kuadër të një marrëveshjeje të mundshme armëpushimi, duke paralajmëruar se presidenti rus Vladimir Putin “e ka filluar tashmë Luftën e Tretë Botërore”. Në një intervistë për BBC, ai theksoi se përgjigjja e vetme ndaj Moskës është presioni i fortë ushtarak dhe ekonomik. Zelensky hodhi poshtë kategorikisht idenë e lëshimit të territoreve të pushtuara, përfshirë rreth 20% të rajonit të Donetskut dhe zona të tjera në Khersonit dhe Zaporizhias. Sipas tij, dorëzimi i tokave nuk është thjesht çështje gjeografie, por do të përbënte “braktisje të qindra mijëra njerëzve” dhe do të rrezikonte unitetin shoqëror në Ukrainë. Ai paralajmëroi se edhe nëse një kompromis territorial do ta kënaqte përkohësisht Kremlinin,...
Burimi:
ntv.al