Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
“Nuk besoj se Trumpi do nisë një aksion në Groenlandë”, kryeministria italiane Meloni: Nuk do e mbështesja!
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka hedhur poshtë idenë e një ndërhyrjeje ushtarake amerikane në Groenlandë, duke e cilësuar të papranueshme dhe të padobishme për këdo. “Nuk besoj në hipotezën që SHBA-të të nisin një aksion ushtarak në Groenlandë, të cilin nuk do ta mbështesja” dhe “që nuk do t’i shërbente askujt”, kështu u shpreh kryeministrja Giorgia Meloni, pavarësisht se Trump ka lënë të kuptojë se po e shqyrton një opsion të tillë. Sipas saj, hipoteza e një ndërhyrjeje për të marrë kontrollin e Groenlandës është përjashtuar si nga Rubio ashtu edhe nga vetë Donald Trump. “Unë besoj se administrata Trump, me metodat e saj shumë të ashpra, po vë në dukje rëndësinë strategjike të Groenlandës për interesat dhe sigurinë e saj. Është një zonë ku...