Norvegjia paketë mbështetje për Ukrainën, 340 mln euro për sektorin energjetik
Norvegjia njoftoi se do të ofrojë 340 milionë euro ndihmë emergjente për të mbështetur sektorin e energjisë të Ukrainës dhe për të ndihmuar qeverinë të mirëmbajë shërbimet kritike. Kjo paketë vjen si pjesë e ndihmës për Ukrainën e cila është e shkatërruar nga lufta. Sulmet ruse kanë synuar prej kohësh rrjetin energjetik të Ukrainës dhe janë intensifikuar në muajt e fundit, ndërsa temperaturat e dimrit vijojnë të jenë të ulëta. Nga paketa e ndihmës politike, 4 miliardë u ndanë edhe për mbështetje fiskale dhe rindërtim, dhe 3.5 miliardë për ndihmë humanitare, me fonde shtesë të destinuara për zhvillimin e biznesit, shoqërinë civile dhe reformat e qeverisjes.
Burimi:
vizionplus.tv