Norvegjia do të blejë sisteme artilerie me vlerë 2 miliardë dollarë
Parlamenti i Norvegjisë miratoi të martën një plan prokurimi prej 2 miliardë dollarësh për armë artilerie me rreze të gjatë veprimi, që synon të rrisë aftësinë parandaluese të vendit anëtar të NATO-s kundër Rusisë në Arktik, ku të dy vendet ndajnë një kufi. Vendet evropiane po rrisin shpenzimet e tyre të mbrojtjes nën presionin e administratës Trump dhe nuk po i fshehin shqetësimet për pushtimin e Ukrainës nga Rusia. “Këto janë armë që mund të arrijnë shumë larg vijave të armikut… kjo është thelbësore në luftën moderne”, tha Peter Froelich , zëdhënësi i politikës së mbrojtjes i konservatorëve të opozitës, në parlament të hënën. Koreja e Jugut zgjodhi sistemet e armëve mbrojtëse të SHBA-së. Gazeta norvegjeze Aftenposten, duke cituar burime anonime, raportoi më 24 janar...
Burimi:
vizionplus.tv