Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Bionde, shumë e bukur, gjithmonë e buzëqeshur. Filmohet teksa luan me koleget mbi shtretërit e bazës ku punon, në një anije lufte gjatë misionit Epic Fury, ose e veshur me elegancë teksa flet në publik. Në krah të saj shfaqet presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. Ajo quhet Jessica Foster, një ushtare që brenda katër muajve grumbulloi mbi një milion ndjekës në Instagram. Përfaqëson heroinën perfekte patriotike të ëndrrave të popullit të Maga-s amerikane. Por fatkeqësisht, ajo nuk ekziston. Washington Post bëri një investigim për të kuptuar nga kishte dalë Jessica Foster. Në profilin e saj, ku çdo foto shoqërohet me mijëra komente nga mbështetës entuziastë të politikave të Trump dhe të ekstremit të djathtë amerikan, ajo shfaqet në skena ekskluzive dhe momente kyçe të ngjarjeve...