Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Kush e solli këtë armëpushim të çuditshëm mes Uashingtonit dhe Teheranit? I çuditshëm sepse i ngjan shumë edhe një tjetër taktike “TACO” të Trump-it: kërcënim total, pastaj shtyrje, pastaj “e shohim më vonë”. Nuk ishte NATO, as OKB-ja, as Kina, e aq më pak Turqia apo Egjipti, edhe pse të gjithë morën pjesë në kor. E nxiti për të paktën dy javë, Syed Asim Munir Ahmed Shah: ish-shef i inteligjencës, gjeneral i kthyer në marshall me dekret, njeriu më i fuqishëm i vendit më kontradiktor në botë, Pakistanit. Ministri i Jashtëm indian Jaishankar, armiku i tij i betuar, e ka quajtur atë “dalal”, që në urdu do të thotë servil, ndërmjetës i dyshimtë dhe, në një kuptim më pak fyes, ndërmjetës apo sekser. Një fyerje e menduar...