“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

“Njerëzit e Trump synojnë një gazsjellës në Ballkan, kontratë milionëshe në lojë”

Anëtarë kyç të fushatës së Donald Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 po kërkojnë një kontratë të madhe për një gazsjellës në Evropë. The Guardian shkruan se Jesse Binnall dhe Joe Flynn kanë qenë këtë javë në Bosnje-Hercegovinë për të diskutuar projektin. I projektuar për të ulur varësinë e Ballkanit nga gazi rus, gazsjellësi i Ndërlidhjes Jugore (Southern Gas Interconnection) do të kushtonte rreth 200 milionë dollarë për t’u ndërtuar. Gazsjellësi i Ndërlidhjes Jugore, që do të kalonte përmes maleve të Bosnjë-Hercegovinës, do ta lidhte vendin me një terminal në bregdetin e Kroacisë Binnall ka deklaruar se kompania që ai dhe Flynn po përfaqësonin, AAFS Infrastructure and Energy, ende nuk e ka fituar kontratën prej 200 milionë dollarësh. Pas marrjes së detyrës nga Trump...