Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pas tarifave të Trump…rriten çmimet, rëndohet barra për amerikanët

Një vit pasi Donald Trump prezantoi planin për tarifat reciproke ndaj vendeve të tjera, efektet në ekonominë amerikane po ndihen gjithnjë e më shumë. Premtimi për rikthimin e prodhimit industrial në SHBA, rritjen e investimeve dhe forcimin e politikës “America First” duket se është zbehur, ndërsa përdorimi i tarifave si instrument politik është kufizuar edhe nga vendimi i Gjykata e Lartë e SHBA në muajin shkurt. Ndërkohë, në jetën e përditshme të amerikanëve, pasojat janë të dukshme. Borxhi në kartat e kreditit ka arritur në 1.300 miliardë dollarë, ose rreth 6 mijë e 500 dollarë për person. Rritja e kostos së jetesës, nga qiratë te ushqimet dhe sigurimet shëndetësore, po e bën gjithnjë e më të vështirë për shumë familje të përballojnë shpenzimet mujore. Çmimi...