Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Një stjuardesë u gjet e gjallë, detaje nga përplasja e frikshme në aeroportin LaGuardia ku humbën jetën 2 pilotët

Më shumë detaje janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në aeroportin LaGuardia në New York, ku një avion i Air Canada u përplas me një automjet zjarrfikës në pistë. Siç shkruan BBC, një stjuardesë u gjet gjallë nga ekipet e shpëtimit, ende e lidhur me sediljen e saj, e cila kishte rënë përmes dyshemesë së avionit të dëmtuar. Ajo ka pësuar lëndime serioze, por jo kërcënuese për jetën. Avioni po lëvizte me një shpejtësi prej rreth 160 km/h gjatë përplasjes. Dy pilotë humbën jetën në aksident, ndërsa 41 pasagjerë dhe pjesëtarë ekuipazhi u dërguan në spital. Mes tyre janë edhe dy oficerë të automjetit zjarrfikës. Deri tani, 32 persona kanë dalë nga spitali pas marrjes së ndihmës së...