“Një staf me njerëz të ndyrë”, kryebashkiaku i 3,8 milionë banorëve kërkon falje

“Një staf me njerëz të ndyrë”, kryebashkiaku i 3,8 milionë banorëve kërkon falje

Kryebashkiaku i Yokohamës, qytet me rreth 3.8 milionë banorë, Takeharu Yamanaka, ka kërkuar falje publike pasi u akuzua për fyerje dhe sjellje fyese ndaj stafit të bashkisë. Skandali shpërtheu pasi drejtori i burimeve njerëzore të qytetit, Jun Kubota, e akuzoi publikisht kryebashkiakun se kishte përdorur terma si “idiot” dhe “llum njerëzor” ndaj punonjësve. Akuza të tilla janë jashtëzakonisht të rralla në Japoni, veçanërisht kur bëhen publikisht nga një zyrtar aktiv ndaj një kryebashkiaku në detyrë. Fillimisht, Yamanaka i mohoi pretendimet përmes një deklarate në faqen e tij personale, por më pas pranoi disa prej tyre dhe kërkoi falje. “Dua të kërkoj sinqerisht ndjesë për barrën psikologjike që i kam shkaktuar drejtorit të personelit,” u shpreh ai, duke shtuar se do të tregojë më shumë kujdes...