“Një nga njerëzit besnikë të Maduros”, Ministri i Brendshëm i Venezuelës, objektiv i radhës i SHBA-ve?

“Një nga njerëzit besnikë të Maduros”, Ministri i Brendshëm i Venezuelës, objektiv i radhës i SHBA-ve?

Administrata Trump e ka paralajmëruar ministrin e brendshëm të Venezuelës se ai mund të jetë në krye të listës së objektivave të saj, nëse nuk ndihmon Presidenten e Përkohshme Delcy Rodriguez të përmbushë kërkesat e SHBA-së dhe të ruajë rendin pas rrëzimit të Nicolas Maduro, sipas tre personave të njohur me çështjen, shkruan sot Reuters. Diosdado Cabello, i cili kontrollon forcat e sigurisë të akuzuara për abuzime të përhapura të të drejtave të njeriut, është një nga një grusht besnikësh të Maduro-s mbi të cilët Presidenti Donald Trump ka vendosur të mbështetet si sundimtarë të përkohshëm për të ruajtur stabilitetin gjatë një periudhe tranzicioni, tha një burim i informuar mbi mendimin e administratës, raporton Reuters. Zyrtarët amerikanë janë veçanërisht të shqetësuar se Cabello, duke pasur...