Një i vrarë dhe dhjetëra të plagosur në një “akt terrorist” në Lviv të Ukrainës

Një i vrarë dhe dhjetëra të plagosur në një “akt terrorist” në Lviv të Ukrainës

Një oficere policie u vra dhe dhjetëra njerëz të tjerë u plagosën pas dy shpërthimeve në qytetin e madh perëndimor të Ukrainës, Lviv, të cilat autoritetet i përshkruan si “akt terrorist”. Në orët e hershme të mëngjesit të 22 shkurtit, policia kombëtare e Ukrainës njoftoi se pak pas mesnatës ishte bërë një thirrje emergjente për hyrje me forcë në një dyqan lokal. Sipas njoftimit, pasi një njësit patrullimi mbërriti në vendngjarje, ndodhi një shpërthim, i cili u pasua nga një tjetër shpërthim kur në vend arriti një njësit i dytë. “Është vërtetuar paraprakisht se kanë shpërthyer mjete të improvizuara shpërthyese”, tha policia në Telegram. Policia bëri të ditur se nga shpërthimet humbi jetën oficerja e patrullës 23-vjeçare, Viktoriya Shpylka, e cila kishte nisur punën në rajon në...