Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

Një i vdekur dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një universitet në Virxhinia të SHBA-ve, vritet autori

Një person u vra dhe dy të tjerë mbetën të plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Old Dominion University në Norfolk, në shtetin amerikan të Virxhinias. Sulmi ndodhi rreth orës 10:49 të mëngjesit brenda Constant Hall, një nga godinat akademike të kampusit. Sipas autoriteteve, një person hapi zjarr brenda ndërtesës, duke plagosur dy persona, ndërsa një tjetër viktimë humbi jetën. Dy të plagosurit u dërguan në spital dhe sipas zyrtarëve janë në gjendje të qëndrueshme. Autori i sulmit gjithashtu mbeti i vdekur, ndërsa policia nuk ka dhënë ende detaje se si ndodhi. Universiteti aktivizoi menjëherë alarmin për “sulmues aktiv”, duke u kërkuar studentëve dhe stafit të strehoheshin nëpër ndërtesa. Më pas u njoftua se rreziku kishte përfunduar. Të gjitha mësimet dhe aktivitetet në...