Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit
Një person ka mbetur i plagosur rëndë, pas një incidenti me armë zjarri në Bristol të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa policia ka nisur një operacion për kapjen e autorit. Sipas autoriteteve, të shtënat ndodhën rreth orës 13:47 të kësaj të mërkure, 1 prill, kur një armë zjarri u përdor kundër një automjeti në rrugën Speedwell. BBC shkruan se në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat speciale të armatosura dhe ekipet e emergjencës, ndërsa një i ri rreth të 20-ave u transportua në spital me plagë serioze. Policia ka konfirmuar se nuk ka persona të tjerë të lënduar nga incidenti. Në vijim operacioni për kapjen e autorit Autoritetet janë vënë në ndjekje të një të dyshuari që u largua nga vendi i ngjarjes me një biçikletë elektrike ngjyrë...
Burimi:
javanews.al