Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Një i ngarkuar i SHBA për Groenlandën, Danimarka thërret ambasadorin amerikan

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka emëruar një të dërguar të posaçëm për Groenlandën duke krijuar kësisoj tensione të reja.Danimarka, së cilës i përket ishulli gjigant me pasuri nëntokësore, kërkon shpjegim duke thirrur ambasadorin e SHBA-së. Pas emërimit të një të dërguari të poçëm të SHBA-së për Groenlandën, ministri i Jashtëm i Danimarkës Lars Lökke Rasmussen deklaroi në televizionin TV2 , se do të thërrasë për shpjegime ambasadorin e SHBA-së Ken Howery. Rasmussen më parë përmes një deklarate të bërë publike nga agjencia e lajmeve AFP i bëri thirrje SHBA-së, që të respektojë sovranitetin e Danimarkës. Qeveria e tij këmbëngul, që “kushdo – përfshi edhe SHBA – duhet të tregojë respekt për integritetin territorial të Danimarkës”, ka deklaruar Rasmussen. Ai tha, se “është shumë i...