Një grua, kryepeshkope e Londrës, historike për kishën anglikane dhe miliona besimtarë në gjithë botën
Emërimi i një gruaje, Sarah Mullally si kryepeshkope e Canterbury ishte një ngjarje historike. Kjo është hera e parë në histori që një grua mban këtë pozicion, tradicionalisht i mbajtur nga meshkuj. Sarah Mullally hyri në Katedralen e Shën Palit të mërkurën në mëngjes si peshkope e Londrës. Ajo eshte tashme udhëheqësja shpirtërore e miliona anglikanëve në të gjithë botën. Zgjedhja e saj është përshëndetur si një hap i madh drejt barazisë gjinore në kishë, duke reflektuar një qasje më përfshirëse dhe moderne në drejtimin e një prej institucioneve fetare më të rëndësishme të Mbretërisë së Bashkuar dhe botës anglikane. Kryepeshkopi i Canterbury është figura më e lartë e Kishës Anglikane pas monarkut dhe luan rol kyç në çështjet fetare, shpirtërore dhe ceremoniale të Kishës....
Burimi:
vizionplus.tv