Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Një fundjavë vendimtare, SHBA dhe Irani nisin sot bisedimet në Pakistan

Negociatorët iranianë kanë mbërritur në Pakistan për të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Shtetet e Bashkuara, të cilat pritet të zhvillohen këtë fundjavë në Islamabad. Lajmi është konfirmuar nga mediat shtetërore iraniane, ndërsa delegacioni amerikan është gjithashtu rrugës drejt rajonit. Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, i cili do të udhëheqë delegacionin e SHBA-ve, deklaroi para nisjes se Uashingtoni është i gatshëm për negociata, nëse Irani vepron me mirëbesim. Megjithatë, ai paralajmëroi se çdo përpjekje për manipulim nga pala iraniane do të ndikojë negativisht në qëndrimin amerikan. Presidenti Donald Trump, sipas tij, i ka dhënë ekipit negociator udhëzime të qarta për procesin (Lexo më shumë). Bisedimet po zhvillohen në një klimë të ndërlikuar diplomatike. Kryetari i parlamentit të Iranit ka kërkuar që një armëpushim në...