Një Bajram nën hijet e luftës, festë mes sulmeve në vendet e Gjirit, gaz lotsjellës myslimanëve në Jerusalem

Një Bajram nën hijet e luftës, festë mes sulmeve në vendet e Gjirit, gaz lotsjellës myslimanëve në Jerusalem

E gjithë bota islame festoi këtë të premte Fitër Bajramin. Falja më e madhe është kryer në xhaminë e shenjtë të Mekës në Arabinë Saudite. Nga faljet mes rrënojave të Gazës, te xhamitë e mëdha të Stambollit, në Evropë e më tej, myslimanët në mbarë botën kremtuan Fitër Bajramin, ndërsa i dhanë fund muajit të shenjtë të Ramazanit. Këtë vit, Fitër Bajrami në vendet e Gjirit po kalohet nën hijet e luftës në Iran dhe në shumë pjesë të Lindjes së Mesme. Ndërkohë  për palestinezët ky Bajram erdhi ndryshe, pasi xhamia e Al Aksasë, qëndroi e mbyllur në fund të muajit të Ramazanit. Autoritetet izraelite i detyruan besimtarët muslimanë t’i zhvillonin lutjet jashtë xhamisë së famshme, në qytetin e vjetër. Madje policia izraelite hodhi  gaz...