Nisin stërvitjet më të mëdha të NATO-s në Baltik, pa pjesëmarrjen e SHBA-ve

Nisin stërvitjet më të mëdha të NATO-s në Baltik, pa pjesëmarrjen e SHBA-ve

Stërvitje të mëdha të NATO-s kanë nisur në brigjet e Detit Baltik, në landin gjerman Schleswig-Holstein, në një operacion të quajtur Steadfast Dart 26, i cili zhvillohet këtë herë pa pjesëmarrjen direkte të Shteteve të Bashkuara, raporton gazeta gjermane Bild.Sipas raportimit, njësi të Forcës së Reagimit të Aleancës (Allied Reaction Force) zbarkuan në zonën e stërvitjes Putlos, pranë ishullit gjerman Fehmarn. Skenari i manovrave parashikon dislokimin e shpejtë të trupave nga Evropa Jugore drejt krahut lindor të NATO-s.Operacioni përfshin 15 anije dhe rreth 2 mijë e 600 trupa në fazën e zbarkimit, ndërsa në total marrin pjesë rreth 10 mijë ushtarë, mbi 1 mijë e 500 mjete ushtarake dhe 17 anije nga 13 vende anëtare të Aleancës.Kontingjentet më të mëdha janë siguruar nga Turqia, Spanja,...