Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord
Një mision i ri Global Sumud Flotiljes niset sot nga porti i Barcelonës, një ekspeditë humanitare detare që drejtohet për në Rripin e Gazës me qëllimin për të ofruar ndihmë dhe për të sfiduar bllokadën izraelite. Përafërsisht 70 anije dhe mbi 1,000 aktivistë nga rreth 70 vende po marrin pjesë në iniciativën e organizuar nga Koalicioni i Flotiljes së Lirisë (FFC), Lëvizja Globale për Gazën, Flotilja e Magrebit Sumud dhe Sumud Nusantara (një mision aziatik me pjesëmarrjen e qeverisë malajziane). Kjo iniciativë zhvillohet në mes të përshkallëzimit në Lindjen e Mesme dhe ndërsa negociatat në Islamabad për një armëpushim të brishtë në konfliktin SHBA-Izrael kundër Iranit kanë përfunduar pa një marrëveshje. Mjekë, avokatë, studiues dhe vullnetarë pritet të jenë në bordin e anijeve, së bashku...
Burimi:
javanews.al