Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital
Këtë të mërkurë, 1 prill, ka vijuar seanca gjyqësore në Apelin e Larisës, Greqi, për tragjedinë hekurudhore të Tempit. Para trupës gjykuese ka nisur dëshmia e personave, të cilët po merren në pyetje një e nga një lidhur me ngjarjen tragjike që shkaktoi 57 viktima. Të afërmit e viktimave nuk u lejuan nga uniformat blu për të hyrë të gjithë në sallën e gjyqit. Kjo shkaktoi përplasje në ambientet e jashtme të gjykatës, mes tyre ishte dhe shqiptari Panos Ruçi, i cili humbi djalin, Denis Ruçin. Ruçi përfundoi në spital për shkak të hipertensionit. Avokatja e tij mbrojtëse, Zoe Konstantopoulou, njëherazi dhe deputete, u shpreh se Ruçi u dhunua nga gjashtë oficerë policie. “E paimagjinueshme. Më vjen shumë keq. Mirela Ruçi u pengua të më...
Burimi:
javanews.al