Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

Nis hakmarrja e Iranit, sirenat e alarmit dëgjohen në disa qytete të Izraelit

Ushtria izraelite njoftoi se Irani ka lëshuar raketa drejt territorit të Izraelit, në kundërpërgjigje të sulmeve të ndërmarra më herët nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara. Sipas deklaratës zyrtare të IDF, sirenat e alarmit janë aktivizuar në disa zona të vendit pasi u identifikuan raketa të lëshuara nga Irani drejt Izraelit. Sipas AFP janë njoftuar shpërthime në Izrael. “Forcat Ajrore Izraelite po veprojnë për të interceptuar dhe goditur kërcënimet aty ku është e nevojshme për t’i neutralizuar ato,” thuhet në njoftim. Ushtria izraelite theksoi se mbrojtja ajrore “nuk është hermetike”, duke u bërë thirrje qytetarëve që të respektojnë me përpikëri udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm. Ndërkohë, shpërthime të fuqishme janë raportuar në disa qytete iraniane, përfshirë Teheranin, Isfahanin, Qomin, Karajn dhe Kermanshahun. Pamjet...