Ngushtica e Hormuzit: OKB voton sot rezolutën e ndërmjetme për mbrojtjen e anijeve
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot (e martë 07.04.2026) një rezolutë që synon mbrojtjen e anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, por në një formë të zbutur, pasi Kina ka kundërshtuar çdo autorizim për përdorimin e forcës. Diplomatët thonë se teksti i ri, i cili është rezultat i disa raundeve negociatash, ka më shumë gjasa të miratohet, megjithëse rezultati mbetet i pasigurt. Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm që prej sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit në fund të shkurtit, duke nxitur një konflikt që ka hyrë në javën e gjashtë. Si kundërpërgjigje, Teherani ka mbyllur pjesërisht Ngushticën e Hormuzit, një arterie jetike për furnizimin global me energji. Bahreini, që kryeson aktualisht Këshillin me 15 anëtarë, ka udhëhequr përpjekjet...
Burimi:
javanews.al