Ngushtica e Hormuzit/ Mbi një duzinë anijesh luftarake amerikane mbështesin operacionin
Më shumë se një duzinë anijesh luftarake amerikane ndodhen në rajon për të mbështetur operacionet ushtarake, raportoi The Washington Post, duke cituar një zyrtar të Marinës që foli në kushte anonimiteti, pasi nuk ishte i autorizuar të komunikonte me median.Sipas raportimit, deri të premten dy destrojerë amerikanë – USS Michael Murphy dhe USS Mitscher – si dhe dy anije luftarake bregdetare, USS Canberra dhe USS Santa Barbara, ndodheshin pranë Ngushticës së Hormuzit.Prania e tyre konsiderohet pjesë e përforcimit të kapaciteteve ushtarake amerikane në një nga pikat më strategjike të rajonit.
Burimi:
ntv.al