Ngushtica e Hormuzit/ Kallas: BE s’ka ndërmend të zgjerojë misionin detar në Lindjen e Mesme

Ngushtica e Hormuzit/ Kallas: BE s’ka ndërmend të zgjerojë misionin detar në Lindjen e Mesme

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka bërë të ditur se ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian treguan “mungesë oreksi” për të zgjeruar misionin detar të Bashkimit Evropian në Lindjen e Mesme deri te Ngushtica e Hormuzit. Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë thirrje për ndihmë nga vendet e tjera për të ruajtur sigurinë në ngushticë, pas sulmeve amerikano-izraelite ndaj Iranit, ku Irani u përgjigj duke përdorur dronë, raketa dhe mina, duke mbyllur efektivisht kanalit për tankerët që transportojnë normalisht një të pestën e naftës dhe gazit të lëngshëm natyror në botë. Misioni i BE-së “Aspides”, emëruar sipas fjalës greke për “mburoja”, u krijua në vitin 2024 për të mbrojtur anijet nga sulmet e rebelëve Huthi të Jemenit në Detin e Kuq....