Ngrin Amerika, digjet Australia/ Temperatura arrijnë rekordin 48 gradë celsius
Një valë e fortë të nxehti me temperatura rekord të larta në Australinë juglindore ka shkaktuar zjarre në shkurre, ka detyruar qindra banorë në zonat rurale të largohen nga shtëpitë e tyre dhe Melburni regjistroi ditën e tij më të nxehtë në pothuajse 17 vjet. Temperaturat në disa pjesë të Melburnit, kryeqytetit të shtetit të dytë më të populluar të Australisë, Viktorias, tejkaluan 45 gradë Celsius. Qytetet në rajonin e Malit, në pjesën veriperëndimore të shtetit të Viktorias, regjistruan temperatura që arritën në 48.9 gradë Celsius, duke thyer rekordin në atë shtet, sipas të dhënave paraprake nga Byroja Australiane e Meteorologjisë. Vala e të nxehtit, më intensivja që nga “E shtuna e zezë” në vitin 2009, kur zjarret në shkurre vranë 173 persona në Victoria, e...
Burimi:
opinion.al