Ngjarje e rëndë në Itali, tre gjuetarë gjenden të vrarë në zonën e Messinas

Ngjarje e rëndë në Itali, tre gjuetarë gjenden të vrarë në zonën e Messinas

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Montagnareales, në provincën e Messina-s, Sicili ku tre gjuetarë u gjetën të pajetë në një zonë të thellë pyjore të Contrada Caristia, e njohur për praninë e derrit të zi të egër të Nebrodi-t. Trupat u zbuluan pasi një mik, i shqetësuar nga mungesa e kontaktit prej orësh, nisi kërkimet dhe njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës. Karabinierët mbërritën në vendngjarje, siguruan zonën dhe nisën hetimet, të mbikëqyrura nga prokurori i Patti-t, Angelo Vittorio Cavallo. Mjeku ligjor konfirmoi se vdekja kishte ardhur si pasojë e plagëve nga armë zjarri. Viktimat janë identifikuar si Antonio Gatani, 82 vjeç, banues në Librizzi, si dhe vëllezërit Davis Pino (26 vjeç) dhe Giuseppe Pino (44 vjeç), nga San Pier Niceto. Të tre ishin të...