Nga “tigresha” e Maduros te presidentja e përkohshme e Venezuelës, kush është Delcy Rodríguez
Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e cila u betua pas largimit të Nicolás Maduro sipas ndërhyrjes së Uashingtonit, shënon kthesën më të fundit në lëvizjen socialiste të vendit, “Chavismo”. Por kush është saktësisht Rodríguez dhe çfarë mund të mësohet nga background-i i saj familjar dhe lidhjet politike? 56-vjeçarja, avokate me profesion, ka ngjitur shpejt shkallët e pushtetit në Pallatin Miraflores gjatë dekadës së fundit. Por ngritja e saj politike është e pandashme nga historia familjare, veçanërisht trashëgimia e babait të saj, José Antonio Rodríguez. José Antonio Rodríguez, patriarku i familjes që më vonë do të ndikonte në rrjedhën e socializmit venezuelian, ishte një udhëheqës studentor aktiv dhe militant brenda disa lëvizjeve të armatosura të majta. Ai më pas bashkë-themeloi Lidhjen Socialiste, një parti...
Burimi:
javanews.al