Nga Suedia në Europë, shpërthen fenomeni i “vrasësve me porosi”: çfarë është dhe si funksionon

Nga Suedia në Europë, shpërthen fenomeni i “vrasësve me porosi”: çfarë është dhe si funksionon

Lufta suedeze e drogës, e cila ka frymëzuar edhe serialin e vlerësuar Snabba Cash, tashmë në sezonin e dytë në Netflix, po ndryshon rrënjësisht peizazhin e krimit të organizuar europian. Shkëmbimi i njohurive mes bandave skandinave dhe homologëve të tyre në pjesën tjetër të kontinentit po ushqen përhapjen e një fenomeni shqetësues: “dhuna si shërbim”. Adoleshentë të rekrutuar në internet apo në rrjete sociale për të kryer krime, duke u shndërruar në “freelancer të kriminalitetit”.Dhuna si shërbimEuropol, me nxitjen e forcave të rendit suedeze që prej më shumë se dhjetë vitesh përballen me një luftë të ashpër droge, në prill të këtij viti ka ngritur një njësi të posaçme kundër krimit të organizuar të gjeneratës së re: Operational Taskforce GRIMM (OTF GRIMM).OTF GRIMM është krijuar...