Nga “spiunimi dhe tradhtia” nga e dashura, tek operacioni sekret, CNN zbardh detaje nga vrasja e “El Menchon”
CNN ka hedhur dritë mbi operacionin e liderit të shumëkërkuar në vend të një prej karteleve më të rrezikshme të drogës, Nemesio Oseguera Cervantes, i njohur si ‘El Mencho’. Pas viteve të tëra në përndjekje të tij, më 20 shkurt forcat meksikane morën një informacion konkret për vendndodhjen e liderit të frikshëm të Cartel Jalisco Nueva Generacion. Hetimi i tyre mbi rrjetin e Osegueras i kishte çuar te një person kyç që mund të ndihmonte për të hyrë në strehën e tij, një “njeri i besuar” i njërës prej të dashurave të tij, sipas sekretarit meksikan të Mbrojtjes, Ricardo Trevilla Trejo. Të nesërmen, e dashura u largua nga kompleksi i kabinave të Osegueras në periferi të Tapalpës, por bosi i drogës mbeti në strehë me...
Burimi:
vizionplus.tv