Nga SHBA në Pakistan, protesta masive kundër vrasjes së Khameneit
Teksa në Iran e pjesë të tjera të botës, shumë e pritën me një ndjenjë lehtësimi lajmin e vrasjes së Ajatollahut Ali Khamenei dhe një sërë figurave të tjera të regjimit, nuk kanë munguar nga ana tjetër as protestat ndaj shënjestrimit të liderit shpirtëror të Republikës Islamike. Në Shtetet e Bashkuara, tubues u mblodhën përpara Shtëpisë së Bardhe dhe në Times Square për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj përfshirjes ushtarake të SHBA-së në rajon. “Ndërhyrja u miratua nga Kongresi, kështu që ajo që po bën Trump po e shndërron vendin në një shtet fashist. U soll si një fëmijë që s’ka durim. Është si të thuash, ICE nuk funksionoi, pra le të trazojmë gjërat në Lindjen e Mesme. Ai e bombardoi Iranin pa asnjë...
Burimi:
ntv.al